Home / Lajme / Botë / BMW shënon 100 vjetorin e themelimit
FRANKFURT (AA) – Kompania gjermane Bayerische Motoren Werke (BMW) të hënën kremtoi 100 vjetorin e themelimit. ( BMW - Anadolu Ajansı )

BMW shënon 100 vjetorin e themelimit

Kompania gjermane Bayerische Motoren Werke (BMW) të hënën kremtoi 100 vjetorin e themelimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast, dje në orën 14:00 u ndalën të gjitha linjat e prodhimit në 30 fabrika të një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në botë, që të punësuarit të mund të përcjellnin kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të BMW më 7 mars të vitit 1916. Me mbi 2.000 mysafirë nga Gjermania dhe mbarë bota ky event u mbajt në Mynih.

BMW ka 116.000 të punësuar nga mbarë bota, ndërsa fabrika më e madhe e kësaj kompanie gjendet në Amerikë.

Qarkullimi vjetor i kësaj ndërmarrje është 80 miliardë euro. Pronarët e kompanisë janë motra dhe vëllai Susanne Klatten dhe Stefan Quandt.

Moto e kompanisë në gjuhën angleze është “The Ultimate Driving Machine”, ndërsa slogani gjerman është “Freude am Fahren”. Njëri nga tre personat më meritor për themelimin e kompanisë dhe drejtori i parë i përgjithshëm (nga viti 1922 deri në vitin 1942) ka qenë Francz Josef Popp.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *