Home / Kryesoret / Boiken Abazi: Në Kosovë kam hyrë dhe kam dalë në mënyrë ligjore

Boiken Abazi: Në Kosovë kam hyrë dhe kam dalë në mënyrë ligjore

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i lëvizjes “Vetëvendosje”, Boiken Abazi, i dëbuar të mërkurën nga Policia e Kosovës e ka cilësuar veprimin e autoriteteve si “dhunë pa argument të regjimit”.

Abazi ka bërë të ditur për gazetën se në Kosovë ka hyrë dhe ka dalë në mënyrë ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

”Lëvizja ‘Vetëvendosje’ është akuzuar si një lëvizje fashiste. Regjimi autoritar kërkon të shtypë zërat e opozitës. Qeveria po rrah dhe arreston qytetarët e saj. Ky regjim nuk ka argumente, përdor dhunën. Pres nga institucionet shqiptare që të reagojnë”, ka deklaruar Abazi, të enjten, në Tiranë.

Më herët në faqen e tij në “Facebook”, Abazi ka shkruar se shqiptarët e Kosovës po jetojnë nën regjimin autoritar Mustafa-Thaçi, i cili, sipas tij, po tenton të shtypë çdokënd që e kundërshton rikthimin e Serbisë në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *