Home / Lajme / Rajon / Breshëri kallashnikovi në Kamëz

Breshëri kallashnikovi në Kamëz

Breshëri kallashnikovi janë dëgjuar në Kamëz, ndërsa është shmangur një tragjedi, që mund të kishte pasoja të rënda. Një sherr mes disa të rinjsh ka degjeneruar në një përplasje me armë, por që fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë person të dëmtuar, por një të arrestuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, mbrëmjen e djeshme në orën 18:00, është arrestuar në flagrancë Mirjan Koxha, dhe është dërguar dosja në Prokurorinë e Tiranës, për shtetasin Gentjan B., 31 dhe 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë e Kamzë, Tiranë.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre është bërë pasi po ditën e djeshme në orën 04:00, në Kamzë, Gentjan B., në bashkëpunim me disa persona të tjerë, pas një konflikti, ka gjuajtur me breshëri automatiku dhe është larguar. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të marrë me qira bashkë me shtetasin Mirjan Koxha, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *