Home / Lajme / Botë / Bruksel – Zbulohet taksisti që shoqëroi terroristin që “dezertoi”

Bruksel – Zbulohet taksisti që shoqëroi terroristin që “dezertoi”

Gazeta belge HLN shkruan se ka qenë një taksist ai që ka sinjalizuar Policinë për çantën-bombë të gjetur në lagjen “Schaerbeek” në verilindje të qendrës së Brukselit. Sipas kësaj gazete, taksisti në fjalë kishte marrë një person të dyshimtë në makinën e tij, i cili i kishte thënë ta dërgonte në destinacionin ku u gjet bomba.

Taksisti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur pritet të japë një dëshmi kyçe në zbulimin e terroristit që nuk e hodhi veten në erë në sulmet e Brukselit. Policia belge gjeti eksploziv me gozhdë në çantën e braktisur në “Shcaerbeek” dhe simbole të të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *