Home / Lajme / Rajon / Bujar Xhaferri sot në mëngjes mori hakun e vëllait të vrarë në 2015-ën (Foto)

Bujar Xhaferri sot në mëngjes mori hakun e vëllait të vrarë në 2015-ën (Foto)

Ky është Bujar Xhaferri, i cili mëngjesin e sotëm ka marrë hakun e të vëllait, të vrarë në muajin maj të një viti më parë. Xhaferri rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit të sotëm ka qëlluar dhe vrarë Skënder Alukun, babain e Altin Alukut, që një vit më parë vrau Lutfi Xhaferrin, vëllanë e autorit të krimit të sotëm. Autori dhe viktima janë fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas informacioneve, konflikti mes dy fiseve ka ndodhur në vitin 2015, kur djali i viktimës së sotme vrau me armë vëllanë e autorit. Pra, autori Bujar Xhaferi mori hak për vëllanë e tij Lutfi Xhaferi, i cili ishte vrarë një vit më parë nga djali i viktimës së sotme.

Vrasja ka ndodhur në Kashar, ndërsa policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën tip pistoletë me të cilën u krye krimi. Grupi hetimor vazhdon hetimet për të dokumentuar të plotë ngjarjen

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *