Home / Kryesoret / Cadieva: Miti i Mijalkovit është zhdukur pas ngjarjeve në “Lagjen e trimave

Cadieva: Miti i Mijalkovit është zhdukur pas ngjarjeve në “Lagjen e trimave

Avokatja Danica Cadieva vlerëson se miti i të fuqishmit Sasho Mijalkov është zhdukur pas ngjarjeve në “Lagjen e trimave”. Ajo nuk beson se ky mit ka nisur që të rrënohet me rastin “Tortura” të hapur nga Prokuroria Speciale Publike, transmeton TetovaSot.

A mendoni se me hapjen e lëndës “Tortura” ngadalë po bie edhe miti për forcën dhe ndikimin e ish drejtorit të DSK-së, Mijalkov?

“Për Sasho Mijalkov kemi dëgjuar gjithçka brenda këtyre dhjetë viteve. Ai u krijua në mitin e të fortit në Maqedoni, njeriu i cili kontrollon gjithçka në shtet.

Dëgjuam edhe në bomba se si ka vendosur gjykatës, si ka sjell vendime. Ai ishte njëri prej këshilltarëve më të besueshëm në atë kohë të ish kryeministrit Gruevski, si kushëri i tij dhe pjesë e familjes.

Sot ai është i dyshuari i parë në rastin “Tortura”. Mendimi im është se do të dalin edhe lëndë tjera në të cilat ai do të jetë i dyshimtë, pas asaj që dëgjuam në bombat.

Personalisht mendoj se miti për forcën e tij ka humbur moti kohë, ndoshta qysh prej dhënies së dorëheqjes nga pozita e drejtorit në DSK, pas ngjarjeve në Lagjen e trimave.”, deklaroi ndërmjet tjerash avokatja Danica Cadieva në një intervistë për Faktor.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *