Home / Kryesoret / Çairi me numrin më të madh të votuesve të kontestuar, ndërsa në Likovë dhe Kumanovë gjenden 11.000 raste?!

Çairi me numrin më të madh të votuesve të kontestuar, ndërsa në Likovë dhe Kumanovë gjenden 11.000 raste?!

Pjesa më e madhe e votuesve të kontestuar nga Lista Zgjedhore, nga anketuesit e KSHZ-së do të kontrollohen në komunat Çair, Butel dhe Shuto Orizari,17.000 votues të kontestuar, transmeton TetovaSot.

Më shumë se 11.000 votues të kontestuar ka në Kumanovë dhe Likovë, thuajse 7.000 votues në Qendër dhe Aerodrom, në Karposh dhe Tetovë ka 6.000, ndërsa në Manastir ka 4.000.

Në seancën e djeshme, Komisioni votoi që në portal të publikohen emrat e personave që do të përfshihen me kontrollin në terren, për shkak të transparencës së procesit.

Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, kontrolli në teren që dje e nisën 488 anketues po realizohet pa probleme.

Së bashku me anketuesit, në terren ka edhe vëzhgues nga katër partitë politike, të cilët, ashtu si thuan nga KSHZ-ja, nuk kanë të drejt që të komunikojnë me personat që po anketohen gjatë kontrollit në terren.

Kontrolli në terren do të duhet që të përfundoje me 3 prill

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *