Home / Lajme / Botë / Celula terroriste belge planifikonte sulm në centralet nukleare si në filmin “London has Fallen”

Celula terroriste belge planifikonte sulm në centralet nukleare si në filmin “London has Fallen”

Burimet e medieve belge njoftojnë se celula e vëllezërve Ibrahim e Kalil El Bakravi po planifikonte sulme në centralet nukleare belge por plani i tyre kishte dështuar.

Ibrahimi hodhi veten në erë në aeroportin Zeventem kurse Kaled në metro.

Kjo celulë terroriste përveç që i kishte planifikuar sulmet e 22 marsit ajo kishte në plan të sulmonte edhe centralin bërthamor. Rrjedhën e planit e kishte prishur arrestimi i Salah Abdelslam, gjë që kishte zhvendosur orarin për realizimit të tij.Kështu ata e kishin përshpejtuar realizimin e sulmeve duke rrezikuar çdo moment të kapen dhe kanë zgjedhur caqe për sulm të cilat do të ishin më lehtë për t’i realizuar siç ishte metroja dhe aeroporti.

Disa pohime të pakonfirmuara e të transmetuara nga DH, njoftuan se në shtëpinë e drejtorit të Programit për Hulumtim dhe Zhvillim Nuklear ishte instaluar një kamerë e fshehtë vëzhgimi, të cilën vëllezërit El Bakravi kishin ardhur për ta marrur. Kjo kishte ndodhur disa ditë pas sulmeve në Paris. Me këtë aludohet se terroristët e njëjtë i kanë planifikuar dhe kryer sulmet në Bruksel dhe Paris kurse video-regjistrimi është zbuluar në dhjetor të 2015-ës tek njëri nga të dyshuarve të sulmit parisien Muhamed Bakalli.

Agjencioni belg “Belga” duke u thirrur në burime policore ka njoftuar se ka identifikuar edhe “kamikazin” e dytë të sulmit në aeroport. Emri i tij është Naxhim Llahravi.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *