Home / Lajme / Maqedoni / Çfarë deklaroi ministri i BDI-së për Garuff Dugollin e çfarë vendosi Gjykata?

Çfarë deklaroi ministri i BDI-së për Garuff Dugollin e çfarë vendosi Gjykata?

Adnan Jashari, ministri i Drejtësisë, mbrëmë ka deklaruar se nuk do të lejojë ekstradimin e shefit të protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli në Serbi.

Jashari i ka thënë korrespodentit të RTK-së, Besnik Iseni, se gjatë orëve në vijim pritet të nënshkruhet vendimi për lirimin nga paraburgimi të Dugollit. Mirëpo pak pas deklaratës së Jasharit, Gjykata ka sjellë vendim për vazhdim të paraburgimit të Dugollit edhe për 30 ditë tjera, që hedh dyshime të reja brengosëse për seriozitetin dhe peshën e deklaratave të ministrave të BDI-së në resorët që i udhëheqin.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *