Home / Kryesoret / Cipras: Zgjidhja e krizës së refugjatëve duhet të jetë evropiane

Cipras: Zgjidhja e krizës së refugjatëve duhet të jetë evropiane

Zgjidhja e krizës së refugjatëve duhet të jetë evropiane, gjithëpërfshirëse dhe të gjendet në bashkëpunim me Turqinë, vlerësoi kryeministri grek Aleksis Cipras në Tuiter lidhur me takimin e sotëm në Athinë me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe para samitit paraprak BE-Turqi më 7 mars.

Cipras vlerëson se vendimi i Komisionit Evropian për të siguruar mjete në vlerë prej 700 milionë eurove për tejkalimin e krizës humanitare në shkallë të madhe do të ndihmojë edhe për realizimin e planit qeveritar grek për gjendje të jashtëzakonshme, transmeton BTA.

“Zgjidhja e problemit nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç evropiane. Siç thashë edhe para televizionit gjerman në kanalin CDF është e nevojshme një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim nga ana e Turqisë. Për ato punë do të insistojmë në samitin paraprak BE-Turqi. Këtë do t’ia sqaroj sot edhe kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk”, theksoi Cipras.

Ai më tej shtoi se nevojitet mobilizimi i të gjithëve në BE për të dhënë përgjigje efikase për krizën e refugjatëve

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *