Home / Lajme / Maqedoni / Çka di Ali Ahmeti për rastin “Kosmos” ?

Çka di Ali Ahmeti për rastin “Kosmos” ?

Partneri i koalicionit të VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti i BDI sot paraqitet para Prokurorisë Speciale për tu sqaruar dhe dëshmuar për rastin “Kosmos”, objekti i biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fijat Canovski, që ishte rrënuar në verën e 2011.

Rrënimi i këtij objekti dhe skenari se si ishte planifikuar është zbardhur përmes bisedave të përgjuara, ku protagonistë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski me ministrat e tij dhe kryetarin e komunës së Aerodromit. Por disa media theksojnë se Ahmeti nuk mund të jetë thirrur për këtë rast, por për raste të tjera, pasi që prokuroria speciale nuk dëshiron të jap detaje, shkruan portali Faktor.

Jozyrtarisht mësohet se Ahmeti mund të dëshmojë edhe për rastin “Magjar Telekom”, pasi që prokuroria speciale paralajmëroi se është hapur dosja e hetimeve. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *