Home / Lajme / Rajon / D’Alema: Rama po krijon klimë paqeje në Ballkan

D’Alema: Rama po krijon klimë paqeje në Ballkan

Ish-kryeministri italian, Massimo d’Alema përshëndeti Kongresin e Partisë Socialiste me një fjalim. Në fjalën e mbajtur para delegatëve, deputetëve e figurave të larta të PS-së, D’Alema tha se Shqipëria ka ecur përpara në vitet e fundit.

“Shqipëria po ecën përpara në reforma të guximshme drejt integrimit të plotë në BE. Nuk është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar dhe gomoneve e skafeve. Është një vend që rritet, një ekonomi që integrohet me ekonomitë e vendeve të tjera.

Në Tiranë jo shumë muaj më parë pasi mora pjesë në takimin e nivelit të lartë të kryeministrave. Më duhet t’u rrëfej se kam parë të ulen përreth të njëjtës tryezë kryeministrin e Serbisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi… të gjithë. Kjo më preku thellësisht, sepse të gjithë ne e dimë se cilat konflikte kanë përgjakur këtë pjesë të Evropës.

Më lejoni të them se sa shumë e vlerësoj punën e jashtëzakonshme që po bën Edi Rama për të krijuar një klimë paqeje dhe mirëkuptimi në Ballkan. Një klimë e tillë që nuk është cenuar as edhe nga ndonjë incident në fushën e futbollit”, tha D’Alema

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *