Home / Kryesoret / Dallimi midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është 200.000 vota, për këtë arsye LSDM është në panik

Dallimi midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është 200.000 vota, për këtë arsye LSDM është në panik

VMRO-DPMNE përmes një reagimi me shkrim ndaj kumtesave të LSDM-së, theksuan se dallimi në përkrahje që e ka VMRO-DPMNE-ja në krahasim me LSDM-në është rreth 200.000 vota, transmeton zhurnal.mk

“Ai dallim ka mbijetuar gjatë dhjetë viteve të fundit dhe është si rezultat i urtësisë së qytetarëve për të njohur ofertën e projekteve dhe prosperitetin e njërës palë dhe destrukcionit dhe aferave nga pala tjetër. Ai dallim do të vërtetohet edhe me 5 qershor.

Për këtë arsye, LSDM-ja është në ekstazë kur do të vërtetohet se edhe një njeri i vetëm nuk ka pasur të dhëna adekuate në Listën Zgjedhore, pasi që kjo për to do të nënkupton humbjen që e përjetuan jo me 200.000 vota dallim, por me 199.999 vota.

LSDM është në panik, pasi që mediet publikuan informacionet se teza e tyre për 150.000 vota të pavërteta, të cilat janë vjedhur janë në tërësi gënjeshtër dhe manipulim.

LSDM është në panik pasi që u dëshmua se korrektimet e vogla në Listën Zgjedhore kanë mundur që të bëhen dhe të arrihen zgjedhjet që duhej mbajtur me 24 prill.

Arsyeja e vetme për shtyrjen e zgjedhjeve ishte frika e LSDM-së për t`u përballë me qytetarët”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së, transmeton zhurnal.mk

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *