Home / Kryesoret / Deputeti gjerman Zaracin për vizitë në Maqedoni

Deputeti gjerman Zaracin për vizitë në Maqedoni

Deputeti i Bundestagut gjerman dhe anëtar i Komisionit për Evropën, Manuel Zaracin, sot është për vizitë në Maqedoni, ku me përfaqësues zyrtarë të Qeverisë dhe partive politike do të bisedojë për gjendjen aktuale politike.

Siç kumtoi ambasada e Gjermanisë në vend, për gjendjen aktuale politike Zaracin do të bisedojë me kryeministrin për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme, Emill Dimitriev, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe me përfaqësues të partive të tjera politike në vend.

Zaracin do të bisedojë, gjithashtu edhe me përfaqësues të OSBE-së dhe delegacionit të BE-së në Shkup.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Manuel Zaracin është anëtar i partisë Aleanca 90/Të gjelbrit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *