Home / Lajme / Rajon / Deputeti Pjerin Ndreu: Policia e di kush e vrau Santon, por nuk ka prova

Deputeti Pjerin Ndreu: Policia e di kush e vrau Santon, por nuk ka prova

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Pjerin Ndreu, u shpreh gjatë emisionit “45 minuta” në Report TV, se Policia e di vrasësin e bankierit Artan Santo, por siç tha ai, është e vështirë ballafaqimi i provave të ngjarjes me autorin e vrasjes. Sipas tij, Policia dhe Prokuroria kanë një emër të cilin po e ndjekin.

“Në Polici dhe Prokuroi ka emër, që ndiqet nga këto struktura, por s’ka prova. S’është e lehtë të arrihet te prova. Mesa kam unë dijeni, është vrasje me pagesë, që e ka paguar dikush, por që ka një emër. Duhet të jeni koshient se nuk është e lehtë të sigurosh provat, s’është me dëshirë e entuziazëm. Ka patur ngjarje që janë zbuluar edhe pas 10 vitesh. Media duhet të jetë pak më e kujdesshme, se kam dëgjuar nga media që nëse ndodh një vrasje, direkt thonë se ministri X është ministri më i dobët në histori që nga koha e Ismail Qemalit. Media ka bërë edhe dëme në proceset hetimore, duke artikuluar gjëra që s’kanë lidhje me ngjarjen. Edhe kanë disinformuar. Zbulimi i krimit nuk bëhet me orë pune”, deklaroi ai.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *