Home / Lajme / Maqedoni / Dhjetë ambasadorë nderi, asnjë shqiptar!

Dhjetë ambasadorë nderi, asnjë shqiptar!

Kultura e vendit tonë nëpër botë tanimë 9 vjet po promovohet nëpërmjet ambasadorëve të nderit. Deri më tani janë emëruar dhe dërguar në destinacione të ndryshme nëpër botë 10 ambasadorë të tillë. Por, ajo që habit është fakti se asnjëri nga ambasadorët e kulturës nuk është shqiptarë, raporton Fakte. Ajo që u dëgjua nga të ashtuquajturat “bomba” opozitare, ku mund të dëgjohej se si ministra dhe funksionarë të lartë shtetërorë të përkatësisë etnike maqedonase i trajtojnë shqiptarët si “fis i egër dhe i pakulturuar” si duket ka zënë vend edhe në praktikë.

Nga ana tjetër, emra eminent të kulturës shqiptare ndjehen të indinjuar nga kjo sjellje e qeverisë dhe posaçërisht e partisë shqiptare në pushtet BDI-së që ka lejuar për interesa personale të lejojë nëpërkëmbje kaq të madhe të shqiptarëve dhe të kulturës së tyre./tetova1

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *