Home / Lajme / Botë / Digjet gjatë natës kampi i refugjatëve në Francë

Digjet gjatë natës kampi i refugjatëve në Francë

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë pritet të kthehen në qytetin-port të Kalaisit, në Francë, për të çmontuar strehat në kampin e emigrantëve, i njohur ndryshe si Xhungla.

Gjatë natës, ekipet policore hodhën gaz lotësjellës ndaj emigrantëve që po godisnin me gurë njësitë që po hiqnin çadrat e strehimit.

Autoritetet franceze deklarojnë se emigrantët duhet të transferohen në konteinerë në një zonë tjetër të qytetit, por shumë prej tyre druhen se një lëvizje e tillë do t’u presë shpresat për të arritur në Britani.

E dërguara e BBC në Kalais, Anna Holligen thotë se emigrantët, duke përfituar nga errësira e natës, u përpoqën t’i vinin zjarrin kamionëve në rrugën që të çon drejt portit. Forcat e policisë përdorën gaz lotësjellës duke i detyruar ata të tërhiqen.

Refugjatët që jetojnë në kamp, shumica e të cilëve nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, shpresojnë të kalojnë kanalin e La Manshit për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Shpesh herë ata kërkojnë ndihmën e trafikantëve për të arritur qëllimin.

Autoritetet franceze besojnë se rreth 1 mijë emigrantë do të preken nga plani i evakuimit, ndërsa agjencitë humanitare deklarojnë se numri i personave që jetojnë në kamp është shumë më i madh.

Rreth 1 mijë çadra u çmontuan ditën e hënë, ndërsa 12 të tjerave iu vu zjarri. Situata u përkeqësua më vonë teksa grupet e emigrantëve zbritën në rrugën që të çon drejt portit.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *