Home / Kryesoret / Digjet uikendshtëpiza në fshatin Sllatinë

Digjet uikendshtëpiza në fshatin Sllatinë

Persona të panjohur i’a kanë vënë flakën uikendshtëpizës të po sa të ndërtuar në vendin e quajtur “Vertisht”, në fshatin Sllatinë. Uikendshtëpiza është djegur plotësisht, duke mos i ngelur asnjë pjesë më e vogël që nuk është përfshirë nga flaka
 Pronarët e uikendshtëpizës për TetovaSot thonë se kanë ngelur të habitur nga ky akt makabër që i’u është bërë në uikendshtëpizën e po sa ndërtuar. Ata theksuan se rastin e kanë paraqitur në polici dhe se shpresojnë që policia do të zbardh të gjithë rastin se si në të vërtetë është djegur uikendshtëpiza e tyre e re.
Ajo që ngre më shumë dyshime te pronarët është se, po në atë vend ku e kanë ndërtuar uikendshtëpizën e tyre të re, ka të ndërtuara edhe dy të tjera kohë më parë por ata për çudi nuk janë djegur dhe nuk janë prekur fare. Apeli i pronarëve është që ky akt të jetë i pari dhe i fundit. Ata gjithashtu lusin organet policore që rasti të zgjidhet sa më shpejt dhe të gjenden autorët e kësaj vepre

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *