Home / Sport / Dilema më e madhe e Zidane, ka pesë lojtarë për një pozitë

Dilema më e madhe e Zidane, ka pesë lojtarë për një pozitë

Zinedine Zidane ka vetëm një dilemë në formacioni i tij.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka thënë disa herë se është shumë i lumtur kur ka të gjithë lojtarët në pozicion, pavarësisht se mundësia e zgjedhjes do të jetë më e madhe.

Me kthimin e Karim Benzemas, Zidane do të ketë tërë skuadrën në dispozicion dhe di se kush duhet të luaj nga fillimi.

Por, ai ka vetëm një dilemë dhe ajo është shumë e madhe, pasi për një pozitë ka 5 lojtarë në dispozicion dhe ende nuk është i bindur se kush duhet të luaj nga fillimi.

Navas është i paprekshëm në portë, Carvajal dhe Danilo në krahun e djathtë, Varane, Ramos dhe Marcelo përbëjnë treshen tjetër të mbrojtjes.

Luka Modric dhe Toni Kroos janë të paprekshëm në mesfushë, ndërsa për pozitën tjetër janë 5 lojtarë, Isco, Casemiro, James, Lucas Vasquez dhe Kovacic.

Ndërsa në sulm janë të paprekshëm treshja Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *