Home / Lajme / Maqedoni / Dimitriev: Mbi një milion euro për projekte të reja infrastrukturore në Kriva Pallankë, lindë pyetja se në cilin shtet rojnë shqiptarët?

Dimitriev: Mbi një milion euro për projekte të reja infrastrukturore në Kriva Pallankë, lindë pyetja se në cilin shtet rojnë shqiptarët?

Mbi një milion euro do të investohen në projekte të reja për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Kriva Pallankës. Mes tjerash është paraparë ndërtim i rrugës së dytë lokale për qasje deri te manastiri “Shën Joakim Osogovski”, si dhe ndërtim i rrugës lokale në pjesën më të banuar nga fshati Zhidilovë.

Në vendosjen e gur themelit për ndërtimin e rrugëve sot mori pjesë kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev dhe udhëheqësia komunale.

Ndërtimi i rrugës që duhet t’i lidh fshatin Varovishtë dhe manastiri “Shën Joakim Osogovski” si drejtim alternativ, në gjatësi prej dy kilometrave, do të kushtojë 17.700.000 denarë, mjete të cilat komuna i siguroi përmes Qeverisë. Aq do të kushtojë edhe ndërtimi i i rrugës rajonale në fshatin Zhidilovë, i cili do të jetë në gjatësi prej një kilometri.

Dimitriev theksoi se projektet e reja janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për zhvillim të rajonit.

Gjatë vizitës në Kriva pallankë, Dimitriev realizoi takim me popullatën lokale, prej të cilëve u informua për nevojat dhe prioritetet e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *