Home / Lajme / Maqedoni / Dimitriev: Për një vit papunësia është zvogëluar për tre për qind, hapen 200.000 vende pune

Dimitriev: Për një vit papunësia është zvogëluar për tre për qind, hapen 200.000 vende pune

Rënia historike e papunësisë në Republikën e Maqedonisë në 24,6 për qind është rezultat i realizimit të Programit dhe premtimeve të dhëna ndaj popullatës në Maqedoni për uljen e papunësisë e cila është një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë.

Këtë e deklaroi sot kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev pas takimit të sotëm me udhëheqësinë e Agjencisë për Punësim dhe drejtuesit e qendrave për punësim.

Për vetëm një vit, potencoi Dimitriev, papunësia është zvogëluar në tre për qind dhe janë hapur mbi 20.000 vende pune në nivel të shtetit.

“Ky është sukses i madh për të gjitha institucionet të cilat u futën në realizim. Zvogëlimi i papunësisë është rezultat i më shumë masave të realizuara të Qeverisë. Shumë prej institucioneve janë përfshirë në këtë aktivitet, por më meritore është Agjencia për Punësim”, tha Dimitriev, i cili në takim i ka uruar drejtuesit e sektorëve për punësim për mundin e dhënë.

Në periudhën e kaluar janë realizuar shumë punësime, sipas Dimitriev, si rezultat i komunikimit midis këtij institucioni me kompanitë e interesuara për angazhimin e fuqisë së re punëtore.

Në takim është konstatuar se gjithnjë e më shumë është duke u rritur besimi i kompanive në Agjencinë për punësim e cila do të ndihmojë që më lehtë të gjendet fuqi punëtore përkatëse. Kjo, tha Dimitriev, edhe më shumë do të ndikojë në uljen e papunësisë.

Sipas asaj që është dakorduar në takim, në të ardhmen do të stimulohet partneriteti te kompanitë të numrit gjithnjë e më të madh të nxënësve të shkollave të mesme, por edhe të rinjve me arsim të lartë të kryer. Kjo do të ndihmojë që kompanitë të njoftohen me kuadrin potencial që është në dispozicion, ndërsa praktika e marrë e personave të përfshirë do t’u ndihmojë të gjenden më lehtë në tregun e punës.

Kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve theksoi se të gjitha aktivitetet e ardhshme tregojnë se do të ketë rënie shtesë të papunësisë pasi që janë paralajmëruar më shumë investime të huaja dhe vendore dhe rritje e vëllimit të punës së kompanive ekzistuese.

“Kjo gjendje do të ndikojë edhe në rritjen shtesë të pagave të punëtorëve të cilët në këtë periudhë do të shënojnë rritje, por kjo rritje do të jetë gjithnjë e më e madhe siç do të zvogëlohet për qindja e papunësisë”, deklaroi Dimitriev.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *