Home / Kryesoret / Dita e ekologjisë me shumë aktivitete në Tetovë

Dita e ekologjisë me shumë aktivitete në Tetovë

Me rastin e 21 marsit dita sw ekologjisë komuna e Tetovës në agjendën e saj ka paraparë një sërë aktivitete të karakterit ekologjik. Me këtë rast sot u bë përurimi i parkut në lagjen bllok 82, përurimi shëtitoreve pranë lumit Shkumbin, përurimi i shiritit të gjelbërt në rrugën industriale dhe të ndryshme. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi deklaroi se komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarjen publike komunale Tetova Tetovë, si zakonisht tanimë tradicionalisht në ditën e ekologjisë mbjellin fidane në hapësirat publike të qytetit me qëllim që në qytetin tonë të kemi sa më shumë hapësira të gjelbërta.

Në kuadër të aktiviteteve për ditën e ekologjisë në agjendën e komunës së Tetovës krahas përurimit të parkut në lagjen Bllok 82, përurimit të shiritit të gjelbërt në rrugën industriale dhe aktiviteteve tjera të kësaj natyre, ësht bwrw edhe parakalimi nxënësve me pankarta me mesazhë ekologjike, një performancë nga nxënësit e shkollës së muzikës dhe aktivitete nga nxënësit me aftësi të kufizuara.

Ndryshe 21 marsi dita e ekologjisë në komunën e Tetovës për çdo vjet shënohet me aktivitete të ndryshme ku këtë vit krahas të gjitha aktiviteteve me karakter ekologjik me rastin e kësaj dite është paraparë edhe një vrapimi që do të fillojë nga bulevardi “Iliria” në Tetovë.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *