Home / Kryesoret / Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi

Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi

Në Maqedoni sot shënohet Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi. Kjo është dita kur shënohet lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat.

Festa do të shënohet nga Qendra kulturore-informative “Kultura 365” nga Ohri organizon aksion “Libër për secilën grua”. Seksioni i grave pranë Konffederatës së sindikatave të lira do ta shënojë festën me ndarje të fletushkave me të cilat do t’i informojnë qytetarët se përse nevojitet organizimi sindikalist. LAMM organizon tribunë me temë “gruaja – faktor për siguri më të madhe në komunikacion”. Lidhja e odave ekonomike, Shoqata e biznes grave dhe biznes konfederatës së Maqedonisë organizojnë ngjarje me temë “Gratë në pozita të lidereve: Sfida dhe strategji për tejkalimin e tyre”.

Qyteti i Shkupit, në kuadër të edicionit të shtatë “Mbrëmje të të drejtave të grave” organizon Konfeerencë nacionale për shënimin e 10 viteve nga miratimi i Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave “Financimi për barazi gjinore dhe Agjenda 2030”. Derisa në Kinotekën e Maqedonisë do të shfaqet filmi “Zëri i lirë i Egjptit – Naval El Sadavi” dhe debat me temë “Përse feminizmi ka aq shumë armiq”.

Viti 1910, përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit, 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *