Home / Lajme / Kronika e zezë / Dje në Shkup shtatë aksidente, një i lënduar dhe 5 këmbësorë të dënuar

Dje në Shkup shtatë aksidente, një i lënduar dhe 5 këmbësorë të dënuar

Gjatë ditës së kaluar në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej shtatë aksidente, nga të cilat gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe një është me pasojë lëndime trupore, ku me lëndime më të lehta ka kaluar një person. Siç informon inspektori i pavarur Dragan Veljanovski nga SPB Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e trafikut nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithnjë numër më i madh i kundërvajtjeve.
Njëzet e nëntë vozitës nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë në lëvizje, pesë vozitës nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendin e caktuar për këmbësorë, tre vozitës kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë larguar nga trafiku, gjashtë vozitës kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe shtatë vozitës gjatë kohës së drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular.
Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendit të caktuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special “merimanga” gjatë ditës së kaluar janë larguar 66 automjete.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *