Home / Kryesoret / Doli “Atlasi Anatomik” i parë në gjuhën shqipe nga Sadi Bexheti

Doli “Atlasi Anatomik” i parë në gjuhën shqipe nga Sadi Bexheti

“Atlasi Anatomik” i pari në gjuhën shqipe sapo është botuar nga prof.dr Sadi Bexheti. Ky Atlas ka tetë vëllime dhe është një punë 20 vjeçare e profesorit Sadi Bexheti në lëndën e Anatomisë. Atlsai Anataomik do të shërbejë për studentetët e Mjekësisë, Stomatolologjisë, Infermerisë, Edukatës Fizike si dhe për specialziantetët në fushën e Mjekësisë.

Në këtë Atlas kanë punuar edhe profesor nga Zagrebi dhe Beogradi një punë tepër e madhe duke paraqitur në detaje Anatominë e Njeriut.

Biografia e Prof.Dr Sadi Bexheti 

Puna arsimore dhe shkencore e Prof. Dr. Sadi Bexhetit ngërthen në vete një gamë të gjerë angazhimesh dhe një përkushtim të mirëqenë në avancimin e përhershëm të vlera intelektuale, që përputhen tërësisht me aspiratën tij për afirmime të pandalshme të vlerave profesionale në botën shkencore shqiptare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Repertori i gjerë i angazhimeve shkencore mishërohet me punën e tij shumëvjeçare dhe të palodhshme për të krijuar vlera të reja, të cilat në biografinë e Prof. Dr. Sadi Bexhetit janë etabluar si sistem vlerash në botën e madhe shkencore.

Profili i tij arsimor dhe shkencor ndërtohet ngadalë dhe me plot përkushtim profesional që në vigjilje të hapërimeve në botën arsimore dhe shkencore, duke iu dhënë shtysë pandërprerë interesimeve dhe studimeve të mirëfillta , që në horizontin e ri të arritjeve shkencore shënonin pulsin e kohës, të sfidave dhe të afirmimit të standardeve profesionale dhe shkencore.
Edhe puna pedagogjike e Prof. Dr. Sadi Bexhetit, ka pikërisht këto performanca sublime.

Metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies janë dimension tjetër i profilit të tij si profesor. Gjithë këto vlera ai i ka inkorporuar në biografinë e tij arsimore dhe shkencore, duke krijuar në këtë mënyrë një përvojë të pasur në karrierën profesionale.

Prof. Dr . Sadi Bexheti është i lindur më 01-11-1957 në f. Lisec të Tetovës. Shkollën fillore e ka kryer në f.Reçicë të Tetovës në periudhë gjatë vitit 1964-1972. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e Tetovës gjatë periudhës 1972-1976, ndërsa gjatë periudhës 1976-1981 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Etapat tjera të evoluimit profesional janë si vijojnë:

1978 – 1981 Demonstrator, Instituti Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë,Prishtinë.
1981 – 1982 Praktikant, Qendra klinike spitalore e Fakultetit të Mjekësisë Prishtinë.
1983 – 1986 Asistent-praktikant, Fakulteti i Mjekësisë Prishtinë.
1982 – 1984 Studimi shkencor postdiplomik nga lëmi i Biologjisë (Biomedicina), Fakulteti i Shkencave Matematiko–Natyrore në Zagreb.
1985 Magjistër i shkencave nga lëmi i Biologjisë (Biomedicina), Fakulteti i Shkencave Matematiko–Natyrore në Zagreb.
1985 – 1987 Qëndrimi për studime të doktoraturës, Enti për anatomi “Drago Perović”, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Zagrebit.
1987 Doktor i shkencave. Promovohet për Doktor të shkencave të mjekësisë nga lëmia e mjekësisë, Universiteti i Zagrebit.
1986 – 1988 Asistent për lëndën e Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë.
1988 – 1994 Docent për lëndën e Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë.
1994 – 2000 Profesor inordinar i Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë.
2000 Profesor ordinar i Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë.
2000 – 2002 Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës (kontribuon edhe në themelimin e tij).
2000 – 2004 Prodekan për financa në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
2004 – 2006 Shef i Katedrës së Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë.
2006 U.d.- Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës-USHT, Tetovë.
2006 Profesor ordinar i lëndëve: Anatomia e njeriut dhe Histologji me Embriologji të njeriut, Fakulteti i shkencave të mjeksisë, pranë USHT-së Tetovë.
2009 Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Tetovë.
2009 Kryetar i Konferencës Ndëruniversitare të RM-së (Universitetet shtetërore dhe private në RM)

Përmbledhje e angazhimeve profesionale
Prof. Dr Sadi Bexheti, gjatë punës në Katedrën e Anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, është ngritur në nivelin e arsimtarëve dhe shkencëtarëve të dalluar. Pjesën më të madhe të punës dhe interesimit të vet shkencor e ka përqendruar në hulumtimin e ndërtimit dhe zhvillimit të trurit të njeriut.

Në aspektin pedagogjik, gjatë punës së tij si profesor universitar, ka kontribuar në krijimin e vlerave të reja arsimore të bazuara në:
– Përvojën e punës së tij 28-vjeçare, arsimore dhe shkencore në Katedrën e anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe
– Përvojën 9-vjeçare si profesor ordinar,

Meritat e tija të shumëfishta që theksohen në vijim janë rezultat i punës së palodhshme dhe të suksesshme shumëvjeçare:
– Ka marrë lëvdata nga ana e Katedrës së Anatomisë dhe Komisionit profesional për evoluacion pozitiv në procesin arsimor,
– Merr pjesë në realizimin e shumë projekteve shkencore,
– Merr pjesë në arsimimin dhe edukimin e përhershëm të mjekëve, gjatë studimeve posdiplomike,
– Ka publikuar 10 punime shkencore dhe 16 punime për kongrese,
– Ka marrë pjesë në punimin dhe botimin e 6 teksteve arsimore universitare, të cilat janë të obliguara në Fakultetin e Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Farmacisë të UP dhe të USHT-së.
– Ka kryer me sukses detyrën e Dekanit dhe Ligjëruesit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tetovës (duke marrë pjesë aktive edhe në themelimin e tij),
– Gjithashtu me sukses ka kryer detyrën e Prodekanit për financa të Fakultetit të Mjekësisë si dhe shefit të Katedrës së Anatomisë në Universitetin e Prishtinës,
– Në mënyrë thelbsore ka ndikuar në përparimin e metodikës së procesit arsimor në Katedrën e Anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
– Duke u bazuar në punën e tij të gjertanishme të suksesshme është zgjedhur profesor ordinar për lëndët: Anatomia e njeriut dhe Histologji me Embriologji të njeriut pranë Fakultetit të Farmacisë të USHT-së në Tetovë.
– Kurse ne vitin 2007 emërohet: Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës,Tetovë.

Veprimtaria shkencore

A) Punimet kualifikuese

1. Bexheti S.: “Marrëdhëniet ndërmjet endoplastikës dhe organizimit modular të aresë entorinale të njeriut” (“Odnos između endoplastike i modularne organizacije entorinalne areje čovjeka”). Punim i magjistraturës, Fakulteti i Shkencave Matematiko–Natyrore në Zagreb, 1985.

2. Bexheti S.: ”Organizimi citoarqitektonik i shtyllave qelizore në korteksin entorinal të njeriut”, (“Citoarhitektonska organizacija staničnih kolumni u entorinalnom korteksu čovjeka”). Teza e doktoraturës, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Zagrebit, 1987.

B) Punimet e publikuara shkencore

a) Punimet shkencore

1. Vela A., Behluli I., Bexheti S. : ”Marrëdhëniet topografike të arteries cistike”. Praxis Medica, 24 (1983) 1: 9-17.

2. Vela A., Behluli I., Bexheti S., Nuraj B.: “Marrëdhëniet e a. hepatike dhe rëndësia e tyre klinike”. Praxis Medica. 26 (1984) 11: 3-11.

3. Simić G., Bexheti S., Kelović Z., Kos M., Grbić K., Hof P.R., Kostović I.: “Hemispheric asymmetry, modular variability and age related changes in the human entorhinal cortex”. Neuroscience (2004).

4. Xhemaili O., Scherer M., Bexheti S., Misković A., Wimmer-Greinecker G., Moritz A., Kleine P. ; Department of Thoracic and CardiovascularSurgery, J W Goethe University, Frankfurt/Main, Germany; Departament of Anatomy, University of Pristina, Kosovo : ”Atrial Size Reduction and Right Pulmonary Vein Isolation for Treatment of Atrial Fibrilation in Mitral Valve Surgery”. The Cardiology 1(1): 40-45, 2005 , Grace Publication Network, Frankfurt, Germany (Editorial Bord – dr.sci. Sadi Bexheti).

5. The study of volumedensity of tracheal ganglions in new born babies with respiratory distress syndrome.
Author(s):Shabani ,Ragip ,Islami,Halimi; Bexheti, Sadi, et al.
Source:Bosn J Basic Med Sci Volume:9 Issue:4 Pages:335-41 Published:2009 2.

6. Role of meconium in reaction of airways smooth musculature in the newborn with meconium aspiration syndrome(MAS)
Author(s):Islami, Halimi, Bexheti, Sadi, Shabani, Ragip,et al.
Source:Bosn J Basic Med Sci Volume :9 Issue:4 Pages:342-8 Published:2009 3.

7. ACTION OF PROPRANOLOL IN THE REACTION OF SMOOTH MUSCULATURE OF TRACHEAL RINGS INDUCED WITH ACETYLCHOLINE,HISTAMINE,SEROTONIN(5-HT)AND PROSTAGLANDIN(PGF(2-ALFA)IN VITRO AND IN VIVO)
Author(s):Islami, H; Bexheti,S; Ahmetaj, H,et al.
Source:BOSNIAN JOURNAL OF BASIC MEDICAL SCIENCES Volume:8 Issue:2 Pages:142-147 Published:2009

8. IN VITRO EXAMINATION OF ONTOGENESIS OF DEVELOPING NEURONAL CELLS IN VAGAL NUCLEI IN MEDULLA OBLONGATA IN NEWBORNS
Author(s):Islami,H;Shaban ,K ; Bexheti, S, et al.
Source:BOSNIAN JOURNAL OF BASIC MEDICAL SCIENCES Volume:8 Issue:4
Pages:381-385 Published:2008

9. Examination of ontogenetic-morphologic growth of adrenergic receptor system in the isolated preparation of trachea in vitro.
Author(s):Islami, Halimi; Shabani,Ragip;Bexheti,Sadi,et al.
Source:Med Arh Volume:62 Issue:4 Pages: 200-4 Published:2008

10. In vitro examination of degenerative evolution of adrenergic nerve endings in pulmonary inflammatory processes in newborns
Author(s):Islami, H; Shabani, R;Haliti,N,et al.
Source:BOSNIAN JOURNAL OF BASIC MEDICAL SCIENCES Volume:8 Issue:3 Pages:220-225 Published:2008

c) Publikimet shkencore në kongrese

1.(5) Vela A., Bogdanović D., Rajčević M., Azemi M., Bexheti S.: ”Praktično važni oblici odnosa ushodnog kolona i trbušne maramice” (“Format e rëndësishme praktike të marrëdhënieve në mes të kolonit ascendent dhe peritoneumit”). Kongresi i XX i Lidhjes së Shoqatës së Anatomëve të ish-Jugosllavisë, Novi Sad (1985).

2.(6) Behluli I., Vela A., Babić Z., Azemi M., Bexheti S., :” O desnoj količnoj arteriji”, (Mbi arterien kolike të djathtë), Kongresi i XX i Lidhjes së Shoqatës së Anatomëve të ish-Jugosllavisë, Novi Sad, 1985.

3.(7) Behluli I.., Vela A., Bexheti S., Nuraj B., Baraku E., Gashi A.: ”The made of origin the right branches of the superior mesenteric artery”. 80. Versammlung der Anatomichen Gesselschaft, Pragë ( 1985 )

4.(8) Vela A., Behluli I., Nuraj B., Bexheti S.,: ”Study of the splenic artery branches. 82 Versammlung der Anatomichen Gesselschaft, Leipzig ( 1987)

5.(9) Bexheti S., Vela A.,: ”Cytoarchytectonic organisation of human entorhinal cortex”. Kongresi XXI i Lidhjes së Shoqatës së Anatomëve të ish-Jugosllavisë, Tuzla (1987).

6.(10) Vela. A., Bexheti S., Nuraj B.: ”Varijacije u anatomiji retroduodenalne arterije” (“Variacionet në anatominë e arteries retroduodenale”). Kongresi i XXI i Lidhjes së Shoqatës se Anatomëve të ish-Jugosllavisë, Tuzla (1987)

7.(11) Kelović Z., Bexheti S., Kostović I.: ”External morphological aspects of the modular organisation of the human entorhinal area”. 83. Versammlung der Anatomichen Gesselschaft, Zurich (1988)

8.(12) Bexheti S., Kelović Z., Kostović I.: “Modular cytoarchytectonic organisation of human entorhinal cortex”. Europ.J.Neurosci.Vol.1 (1988) suppl.:243

9.(13) Bexheti S., Schoneit B.: “Neonatal development in the human entorhinal cortex” 84. Versammlung der Anatomichen Gesselschaft, Berlin (1989)

10.(14) Bexheti S., Vela A., Nuraj B.: “Asimetrija entorinalne areje čovjeka”(Asimetria e aresë entorinale të njeriut). Kongresi i XXIX i Shoqatës së Antropologëve të ish-Jugosllavisë, Banja Llukë (1990)

11.(15) Vela A., Bexheti S.: “Prilog poznavanja zadnje gastične arterije”. (“Kontributi mbi njohjen e arteries lukthore të pasme”). Kongresi i XXII i Shoqatës së Anatomëve të ish-Jugosllavisë, Opati (1990)

12.(16) Vela A., Bexheti S., Nuraj B.: “Varijacije u anatomiji gastroduodenalne arterije” (“Variacionet në anatominë e arteries gastro-duodenale”). Kongresi i XXII i Shoqatës Anatomëve të ish-Jugosllavisë, Opati (1990)

13.(17) Bexheti S., Nuraj B. Vela A.: ”Trodimenzionalna rekonstrukcija staničnih kolumni entorinalnog korteksa čovjeka”(“Rekonstruimi tredimensional i shtyllave qelizore të korteksit entorinal të njeriut”). Kongresi i XXII i Shoqatës së Anatomëve të ish-Jugosllavisë, Opati (1990)

14.(18) Bexheti S., Vela A., Nuraj B.: “Razvitak entorinalnog korteksa novorođenčadi čovjeka”(“Zhvillimi i korteksit entorinal tek fëmijët e posalindur”). Kongresi i XXII i Shoqatës së Anatomëve të ish-Jugosllavisë, Opati (1990)

15.(19)Vela A., Bexheti S.,:”Arteriet hepatike aberante”. Tubimi i I-rë i Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve shqipëtarë të Maqedonisë, 2000, Tetovë.

16.(20)Vela A., Bexheti S.,:”Variacionet e rrugëve biliare dhe rëndësia e tyre klinike”. Tubimi i I-rë i Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve shqipëtarë të Maqedonisë, 2000, Tetovë.

Ç. Anëtarësia dhe funksionet në shoqatat shkencore dhe profesionale

– Deri 1991 – Shoqata e Anatomëve të ish-Jugosllavisë – anëtar
– Deri 1991 – Shoqata e Antropologëve të ish-Jugosllavisë – anëtar
– Deri 1991 – Shoqata e Biologëve të ish-Jugosllavisë – anëtar
– Prej 1987 – Shoqata e Antropologëve të Europës – anëtar
– Prej 1985 – Anatomichen Gesselschaft – anëtar
– Prej 1987 – European Neuroscience Association – anëtar

D. Vlerësimi i punimeve shkencore dhe profesionale
Anëtarët e komisioneve përkatëse, veprimtarinë shkencore dhe profesionale të Prof. Dr. Sadi Bexheti-t e vlerësojnë me një theks shumë pozitiv.
Veprimtaria arsimore dhe pedagogjike

A. Pjesëmarrja në arsim

a) Arsimimi/aktiviteti pedagogjik
1978 – 1981 Demonstrator në Institutin e Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë
1981 – 1982 Praktikant, Qendra Klinike Universitare, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë
1983. – 1986 Asistent-praktikant për lëndën e Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë
1986. – 1988 Asistent për lëndën e Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë
1988. – 1994 Docent për lëndën e Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë
1994. – 2000 Profesor inordinar për lëndën e Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë
2000. – Profesor ordinar për lëndën e Anatomisë, Fakulteti i Mjekësisë, Prishtinë
2006. – Profesor ordinar i lëndëve: Anatomi e njeriut dhe Histologji me Embriologji të njeriut; Fakulteti i Farmacisë,Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë

b) Arsimimi posdiplomik
Gjatë punës tij, si ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, dr.sci. Sadi Bexheti ka marrë pjesë në disa studime posdiplomike.

B. Tekstet arsimore universitare

1. Vela A., Bexheti S.: Anatomia e njeriut – Sistemi nervor qendror, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë (1989)

2. Vela A., Bexheti S.,: Anatomia e njeriut – Sistemi nervor qendror, botim i përpunuar dhe i plotësuar, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë (1999)

3. Behluli I., Nuraj B., Bexheti S.: Anatomia e njeriut – Dora, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë (1999)

4. Dauti H., Behluli I., Bexheti S.: Anatomia e njeriut – Këmba, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë (1999)

5. Nuraj B., Vela A., Bexheti S.: Anatomia e njeriut për studentët e farmacisë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë (2000)

6. Bexheti S.: Atlasi i anatomisë së njeriut, (“Atlas of human anatomy”- autor Frank H. Netter M.D. ), përkthimi në gjuhën shqipe, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, (2006)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *