Home / Sport / “Dorëzohen” serbët: Vështirë ta ndalim anëtarësimin e Kosovës në UEFA

“Dorëzohen” serbët: Vështirë ta ndalim anëtarësimin e Kosovës në UEFA

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

Federata serbe tashmë e ka të qartë se do ta ketë të vështirë ta pengojë këtë proces, por thotë se do të luftojë deri në fund.

“FFS që nga viti 2012 me të gjitha mjetet juridike në strukturat ndërkombëtare kundërshton fuqishëm dhe lufton kundër idesë që kjo çështje të shtrohet para organeve më të rëndësishme të futbollit evropian. Në këtë aspekt, ne gjithmonë kemi pasur përkrahjen e drejtuesve të UEFA-s e FIFA-s”, shkruan në njoftimin e Federatës serbe.

Mirëpo, FSS e pranon se tashmë pozita e tyre është vështirësuar dukshëm pas anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe shumicës së federatave sportive të Kosovës në ato ndërkombëtare. “Por, pozita e FSS-së është vështirësuar. Praktikisht, futbolli ka mbetur thuajse sporti i vetëm i Kosovës që nuk është anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, për çka FFS është më meritorja.

Të rikujtojmë se federatat sportive të Kosovës krahas anëtarësimit në KON, janë bërë edhe pjesë e familjes botërore të basketbollit, të hendbollit, tenisit, atletikës, notit dhe sporteve tjera dhe kësisoj rrethanat sa i përket futbollit janë bërë shumë komplekse”, thuhet tutje në kumtesën e Federatës serbe.

Kujtojmë se fati i Kosovës rreth anëtarësimit në UEFA do të dihet më 3 maj, kur do të mbahet kongresi i këtij institucioni futbollstik evropian.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *