Home / Lajme / Maqedoni / Dugolli nuk do të ekstradohet në Serbi ?!

Dugolli nuk do të ekstradohet në Serbi ?!

Zyrtari i lartë i Kosovës, Gafurr Dugolli do të lirohet së shpejti dhe në asnjë mënyrë nuk do të ekstradohet në Serbi. Kështu bëjn të ditur për Zhurnal burime të sigurta pranë Ministrisë së Drejtësis së Maqedonisë.

Për Zhurnal thonë se kërkesa e Serbisë që të ekstradohet zyrtari kosovarë i cili mbahet momentalisht në arrest nga policia maqedonase është jokushtetuese dhe antiligjorë, për shkak se shkilet konventa evropiane për ekstradim.

“Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Gafurr Dugollit është antiligjore dhe antikushtetuese për shkak se nuk është në harmoni me konventën evropiane për ekstradim. Me lirimin e Dugollit respektohet burimi kryesor i së drejtës ndërkombëtare”, kan theksuar për Zhurnal burime të sigurta nga Ministria e Drejtësis në Shkup të cilët shtojnë se puna me rastin e Gafurr Dugollit është e pastër juridikisht.

“Ekstradimi nuk vjen parasysh në asnjë moment i Dugollit në Serbi. Juridikisht puna është shumë e pastër, nuk vjen parasysh esktradimi i Dugollit”, informon Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *