Home / Kryesoret / Edi Rama përshëndetje speciale për Menduh Thaçin dhe Albin Kurtin

Edi Rama përshëndetje speciale për Menduh Thaçin dhe Albin Kurtin

Kryetari i Partisë Socialistë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur mysafirët e Partisë Socialiste. Kongresi i PS-së u mbajt në Tiranë dhe mes mysafirëve ishin Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe Menduh Thaçi nga PDSH, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë fjalimit Edi Rama përmendi edhe Kurtin edhe Thaçin duke i cilësuar si miq. ”Dua të ju uroj vllazërisht mirëseardhjen të gjithë përfaqësuesve të partive shqiptare jashtë Shqipërisë. Dua të veçoj, përshkak simpatisë personale që e kam dhe nuk e fsheh dhe prandaj dua të përshëndes nominalisht liderin e Vetëvendosjes, mikun tim, mikun tonë kokëfortë, Albin Kurti. Dhe po ashtu dua të përshëndes edhe një mik tjetër, edhe ai prap me kokën… Menduh Thaçi”

Më tej Rama tha se e çmon shumë prezencën e tyre në kongres.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *