Home / Kryesoret / Ekspozitë në Düsseldorf – Qëndresa e Jasharëve, rast unik në botë

Ekspozitë në Düsseldorf – Qëndresa e Jasharëve, rast unik në botë

‘Qëndresa Heroike e Jasharëve për Liri, rast unik në historinë botërore’ quhet ekspozita e hapur sot nën organizimin e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës. Ekspozita u hap për të shënuar 18 vjetorin e epopesë së Jasharëve.
Marsi është muaji i dhembjes, respektit, lavdisë dhe krenarisë sonë kombëtare. Në këtë muaj kanë shpërthyer shumë protesta e luftëra çlirimtare në trojet tona por beteja e marsit, e vitit 1998, në Prekaz do të mbetet e paharueshme brez pas brezi.
Qëndresa heroike e Jasharëve me plot të drejtë quhet rast unik në botë sepse ishte një betejë e zhvilluar nga një familje në njërën anë dhe një ushtrie përballë saj.
Le t’i shënojmë me krenari përvjetorët e ngjarjeve heroike që ia sollën lirinë Kosovës, le t’i nderojmë luftëtarët dhe dëshmorët e rënë për liri dhe le ta ndërtojmë e zhvillojmë Kosovën siç e deshën ata dhe siç e duam ne të gjithë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *