Home / Kryesoret / Emisioni ” E DIELA ME NE ” – JA CILI POLITIKAN ËSHTË MË I KEQË SIPAS FATMIR DEHARIT ( FOTO/VIDEO)

Emisioni ” E DIELA ME NE ” – JA CILI POLITIKAN ËSHTË MË I KEQË SIPAS FATMIR DEHARIT ( FOTO/VIDEO)

Emisioni javor E DIELA ME NE në Televizionin Koha vazhdon me risit e saja, këtë javë stafi i emisionit ishte në qytetin e Kërçovës ku realizoi emisionin e radhës me Kryetarin e Komunës z. Fatmir Deharin. Gjatë intervistës me moderatoren Ermira Selami Fatmiri ka folur edhe për jetën dhe përditshmërinë e tij duke mos lënë pa thënë shumë sekrete të jetës së tij.

Fatmir Dehari është vënë në siklet duke u pyetur nga moderatorja e emisionit për shumë tema të ndryshme si nga jeta private ashtu edhe nga jeta politike: Në pyetjen se ‘’Cili politikan është më i keqë në Maqedoni ’’ – ai përgjigjet duke menduar se politikani më i dështuar është ish kryeministri Nikolla Gruevski, , transmeton Televizioni Koha.

Njëkohsisht Kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari eksluzivisht për emisionin E DIELA ME NE në Televizionin Koha u shpreh se ndjehet fajtor dhe përshpejtues i vdekjes së nënës së tij pasi që nga mosha 15 vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe ishte kyqë në shumë lëvizje studentore në Prishtinë.

Fatmiri demantoi edhe foton që u publikua disa ditë më parë në shumë portale me titull ” BDI forcohet çdo ditë, Ahmeti dhe Dehari darkë pune ” duke thënë se ai takim nuk ka qenë takim pune por atë ditë ai është ftuar nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, Dehari shtoi se edhe po të vijë Menduh Thaçi, Ziadin Sela ose Bilall Kasami në Kërçovë dhe të ftojnë në darkë Fatmirin ai do të jetë prezent aty pasi është Kryetari i Komunës së Kërçovës, tha Fatmir Dehari, transmeton Televizioni Koha.

fatmir-1-620x330

Ndryshe emisioni: “E Diela me ne” – me kryetarin e Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari për më shumë rreth jetës së tij , do të mund ta ndiqni të dielën në ora 19:30 në Tv Koha – Tetovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *