Home / Lajme / Botë / Erdogan: Sulmi në Ankara vetëm sa na forcon

Erdogan: Sulmi në Ankara vetëm sa na forcon

Sulmi i sotëm me bombë në Ankara vetëm do të forcojë vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit dhe ajo kurrë nuk do të dorëzohet që të mbrojë veten, ka deklaruar Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan të dielën.

Në një njoftim, pak orë pas sulmit që mori jetën e së paku 34 personave në kryeqytetin turk, Erdogan thotë se organizatat terroriste synojnë vrasjen e civilëve sepse ata po humbin në luftë me forcat e sigurisë.

“Turqia është bërë cak për shkak të ndryshimeve regjionale në vitet e fundit”, ka thënë ai, raporton Reuters.

Në këtë sulm kanë mbetur të lënduar mbi 120 persona, rreth 20 prej të cilëve me lëndime të rënda.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *