Home / Lajme / Maqedoni / Ermira pasi u “pajtua” me BDI-në, e kapi edhe lopatën (Foto)

Ermira pasi u “pajtua” me BDI-në, e kapi edhe lopatën (Foto)

Në komunën e Çuçer Sandevës solemnisht nisi fillimi i punëve ndërtimore të projektit “Rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit primar dhe sekondar për fshatin Bllacë„
Vlera e tërë projektit arrin 33 274 555 denarë, prej të cilëve Ministria siguron 2.500 000 denarë, më të cilën shumë mbulohen shpenzimet për furnizim të ujit edhe për pjesët K3 dhe K7 gjatësia e të cilave arrin rreth 390m.
Mjetet janë siguruar përmes Programit për investime në mjedisin jetësor, ndërsa Ministria në vitin 2014 e financoi edhe hartimin e dokumentacionit teknik.
E veshur në rrobe që i përngjajnë uniformës së punëtorëve sezonalë dhe përkrah ministrit Nurhan Izairi, deputetja Ermira Mehmeti na bindi se raportet e saj të “ngrira” me BDI-në janë shkri, ashtu siç shkrihet dordoleci na rrezet e para të diellit pranveror. Ndash, një gajle do ta kemi më pak!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *