Home / Kryesoret / Feministet në mbrojtje të Ermira Mehmetit (VIDEO)

Feministet në mbrojtje të Ermira Mehmetit (VIDEO)

Sa here që në Maqedoni shpalosen në opinion publik afera politike, apo informacione që kanë të bëjnë me zyrtarët e lartë të partis në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim, çuditërisht në Kosovë dhe Shqiperi në mbrojtje të tyre ngrejnë zërin deputetët, analist e gazetar.

Ditë më parë në mbrojtje të deputetes Ermira Memeti doli edhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila njësoj si Alma Lama deputetja e LDK-së thiren në mbrojtje të feminizmit, duke haruar se Ermira, Musa e të tjerë janë personalitete politike dhe fale votës së qytetarëve janë aty ku janë. U rikujtojmë atyre se ata janë votuar në zgejdhjet në Maqedoni dhe jo në Kosovë dhe në Shqipëri. Ata le të mbrojnë politikanët e atjeshëm të cilët janë më të koruptuarit në Ballkan.

Alma Lama, deputete e LDK-së në Kosovë dhe ish-gazetare e Top Channelit,  thotë se në Maqedoni, prej një viti kreu i opozitës e terrorizoi opinionin publik vendor e me gjere duke lëshuar “bomba” kundërkundërshtarit politik, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ajo thotë se i tillë është edhe rasti i publikimit të një “skandali” mes dy zyrtareve shqiptare. Këtë here nuk doli Zaevi vetë në skenë, por “bombën” ia kish dhënë një gazetari sic thotë ajo legen qe shkel me dykëmbët etiken profesionale dhe të drejtën e privatësisë. Ky gazetar shërbetor i Gruevskit dhe kulisave të errëta të pushtetit të tij të korruptuar gjer në palcë, targëton deputeten Ermira Mehmeti, duke i nxjerrë në shesh jetën private. Alma Lama një pjesë të shqiptarëve i quan maskilist dhe fundamentalist anadollako islamist. Ia rikujotjmë asaj se dhe të tjerëve se ku ka lind Lavdrim Muahxheri dhe Alma lama le ta luftojë atë atje dhe mos të impikojë shqiptarët e Maqedonisë.

Vitin e kaluar pas një informacioni të lansuar në disa portale se Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi posedon diplomë falce nga një univerzitet në Shqipëri, të parët që dolën në mbrojtje të tij ishin përsëri profesor dhe zyrtar nga Shqipëria. Sipas Lames e Xhungës bartësit e funksioneve të larta plotike nuk duhet te mbajnë pergjegjësi morale por vetëm përgjegjësi politike. Nëse politikanët shqiptarë të Maqedonisë kërkojnë mbrojtje nga analistët e Shqipërisë, Kosovës dhe politikanët e atjeshëm atëherë në zgjedhjet e ardhëshme ne kërkojnë vota në Kosovë dhe Shqipëri. Tashmë është e qartë se këta analist të Kosovës dhe Shqiëprisë se janë të paguar që të sillen në këtë mënyrë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *