Home / Lajme / Maqedoni / Fetai: Ligji më ndalon të udhëheq konferencën në gjuhën shqipe

Fetai: Ligji më ndalon të udhëheq konferencën në gjuhën shqipe

Prokurorja Fatime Fetai në fillim të konferencës për shtyp u drejtua në gjuhën shqipe. Por më pas tha se kjo Prokurori punon në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit të cilat i imponojnë asaj të drejtohet vetëm në gjuhën maqedonase.

“Pas 45 ditë nga konferenca e parë për shtyp e kësaj prokurorie përsëri e kam nderin që para jush të prezantoj edhe një segment nga puna e Prokurorisë në zbardhjen e veprimeve të dënueshme për të cilat ajo është themeluar. Këtë pjesë e thash edhe në gjuhën shqipe ngase zëri për drejtësi që e lëshon kjo Prokurori të jetë I kapshëm edhe për qytetarët e nacionalitetit shqiptarë.

Por kjo Prokurori do të respektoj në tërësi Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet e saj. Paraqitja ime para jush do të jetë në gjuhën në të cilën zyrtarisht udhëhiqet procedura penale, në gjuhën dhe literaturën maqedonase”, ka thënë prokuroja Fetai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *