Home / Lajme / Maqedoni / Fillon Panairi për ndërtimtari dhe patundshmëri

Fillon Panairi për ndërtimtari dhe patundshmëri

Në panairin e Shkupit sot fillon Panairi për ndërtimtari dhe patundshmëri në të cilin do të ofrohen mbi 3.000 troje dhe 3.000 banesa të cilat mund të përshtaten me projektet qeveritare “Bli shtëpi për të rinj” dhe “Bli shtëpi, bli banesë”.

Oferta është nga gjithsej 110 kompani dhe troje nga 14 komuna midis të cilave edhe ato të Shkupit: Karposh, Petrovec, Sopishte dhe Ilinden.

Patronat i Panairit për ndërtimtari, dy vite me radhë është Ministria e Financave me projektet “Bli shtëpi për të rinj” dhe “Bli shtëpi, bli banesë”, të cilët kanë për qllim që të ndihmohen qytetarët që më lehtë të vijnë deri në shtëpi personale, që përshtatet me konceptin e panairit për ndërtimtari dhe për patundshmëri.

Në Panairin për ndërtimtari sivjet do të marrin pjesë 90 kompani, ndërsa në kuadër të Panairit për patundshmëri 20 kompani. Nga vendet e huaja janë të pranishëm nga Gjermania, Turqia dhe Serbia.

Pritet interesim i madh për panairin me rreth 15.000 vizitorë. Panairi do të mbahet në tre salla dhe do të jetë i hapur nga ora 10 deri në orën 19.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *