Home / Showbiz / Filmi “Shok” triumfon në festivalin e Kolorados (Foto)

Filmi “Shok” triumfon në festivalin e Kolorados (Foto)

Historia që e preku sivjet ceremoninë The Oscars po vazhdon me suksese.

Filmi “Shok” me regji nga Jamie Donoughue dhe me aktorët kryesorë Lum Veselin e Andi Bajgorën ka fituar çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër në Boulder International Film Festival.

Festivali i cili ka zgjatur nga 3 e deri me 7 mars, ka mbledhur rreth vetes ajkën e filmave më të realizuar aktualisht, mes tyre edhe filmin 21 minutësh i cili u nominua për Short Film Live Action nga Akademia Oscars. Filmi ka pasur edhe shfaqjen e tij në Boulder Theater, në fillim të këtij muaji, shkruan kultplus.

Regjisori më i mirë në festival shkoi për Mark Craig për “Last Man on the Moon” ndërsa dokumentari më i mirë u zgjodh “Denali” nga Ben Knight.Boulder International Film Festival sivjet mbajti në Kolorado edicionin e 12-të.

shok_1457688171-976234

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *