Home / Lajme / Rajon / Forcat RENEA me armatim të ri

Forcat RENEA me armatim të ri

Efektivët e Repartit Special të Policisë së Shtetit RENEA, shumë shpejt do ketë në dizpozicion e tyre plot 340 pistoleta “Beretta” të fabrikura në amerikë gjatë muajit tetor 2015. Armët moderne që janë të standardit të lartë ushtarak, të cilat përdoren dhe nga efektivë të NATO-s, brenda kësaj jave do të merren në dorëzim nga reparti RENEA, ku efektivët e kësaj strukture policore do i përdorin për stërvitje dhe operacione të ndryshme në Shqipëri.

Blerja e armëve, është një investim i Ministrisë së Brendshme, e cila në kuadër të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe veçanërisht të repartit special RENEA, ka lidhur një kontratë blerje të armëve dhe municioneve me “Arms Sccol Academi”. Burime pranë ministrisë së Brendshme thanë se kategoria e parë e këtyre armëve, tashmë ka ardhur në Shqipëri, ku 340 pistoletat “Bereta” janë administruar në portin e Durrësit nga kompania kontraktuese, e cila në ditët në vijim do u verë në dizpozicion efektivëve të repartit RENEA.

Nga sa mësohet, pistoleta është çertifikuar për rezistecën, përfeksionin dhe komoditetit në përdorim. Ajo ka hyrë në përdorim në janar të këtij viti, dhe reparti RENEA është i pari repart në Shqipëri që do e verë në përdorim në teren këtë armë.

Karakteristikat e pistoletës
Kjo është arma e gjeneratës së re për forcat speciale të policisë për të kryer misionin e tyre në çdo situatë. Arma e re APX që do marrin dhe forcat speciale RENEA të polcisë është një armë që përdoret me tre lloje kalibrash si 9×19 mm, 9x21mm dhe 40S & Ë. Pesha e pistoletës APX peshon 780gr. Karikatori mban 17 fishekë tempi i qitjes në 1 minutë është 200 të shtëna, tyta e kësaj arme duron deri 45.000 të shtëna.

Kjo pistoletë ka kërkesa të shumta në tregun e modernizimit për të gjithë vendet anëtare të NATO-s. Pistoleta APX është e manovrueshme, shumë e sofistikuar që nga të gjithë statistikat e vendeve që po furnizohen nga këto armë për trupat që kryejnë mision po japin rezultate të larta për një shpejtësi dhe saktësi preçise në qitje. Armës mund t’i vihen aksesorë të ndryshëm si lazer infrared, dritë në mision dhe laser-device, për të parë objektivin natën.

Automatikët e rinj që largojnë Kallashin
Pas paisjes së çdo efektivi të RENEA-s me pistoleta moderne, shumë shpejt ky repart special do paiset edhe me automatikë modernë të llojit ARX 160. Arma është efikasese dhe se është prodhuar nga marka “Beretta”.

Shumë shpejt kjo armë do vijë në Shqipëri, dhe se do u vihet në dispozicion të efektivave të repartit RENEA.Ky repart sot e kësaj dite vijon të kryejë detyrën e tij me automatike tip “Kallashnikov” të modelit 56. Kjo është arma që ky repart e ka përdorur që në ekzistencën e tij, por që shumë shpejt kallashnikovi do dalë jashtë përdorimit, ashti siç do dalin pistoletat TT, Bereta e vjetra dhe zastavat.

Historia e “Beretta Holding”
“Beretta Holding”, lideri botëror në industrinë e armatimeve është krijuar në vitin 1526 dhe mban në historinë e saj 15 gjenerata të trashëguara.Eksporton në të gjithë botën 75% të produkteve të grupit që mbajnë një gamë të gjërë për ushtrinë, policinë, gjahun, veshjet e të gjitha tipeve, deri te aksesorët që përdoren për sigurinë.

“Beretta” fabrikën kryesore e ka në Brescia Italy (Gardone Val Trompia)dhe fabrikën e dytë e ka në USA që njihet me emrin “BERETTA USA CORP”. “Beretta Holding” është aksionere në mazhorancë e një gamë të gjërë fabrikash prestigjoze si Benelli, Franchi, Fiocchi Italy, Stainer Germany, Sako, Tikka Finland, Laserdevice, burris USA, Stoeger Turkey.

Tahiri: Do modernizojmë policinë, s’duhet të jetë krimi para nesh
Sapo ka marrë detyrën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka pohuar Policia e Shtetit ka nevojë të modernizohet me paisje, makina dhe armë të reja. Kohët e fundit ministri Tahiri ka blerë dhjetra motorë, automjete.

Ndërkohë që një muaj më parë mbylli dhe procedurat tenderuese duke lidhur kontratën përfundimtare me një kompani Shqiptaro-Turke për dizanjimin dhe qepjen e uniformave të shtetit.Ndërkohë dy javë më parë, u promovuan marja në dorëzim e 73 motorëve të rinj. Motorët e shpejtë të markës së njohur italiane “Aprilia” me siguri mund të shërbejnë për të bërë gjëmime të kriminelëve, që largohen nga vendi i krimit me mjete të sofistikuara.

Më pak fjalë policia italiane për këto raste përdor “Lamborghini”,kurse ajo shqiptare tashmë do të ketë motorë “Aprilia”. Në ndihmë të policisë në raste të tilla do të vijnë edhe dronët nga ajri dhe një i tillë është ngritur në 9 shkurt pikërisht mbi sheshin “Nënë Tereza”.

Gjatë fjalës së tij, Tahiri, tha se, këto mjete të reja do të shërbejnë për parandalimin e krimit dhe kapjen në kohë më të shpejtë të autorëve që kryejnë vepra penale.”E dimë mirë që bota e krimit mobilizon burime financiare dhe infrastrukturë që është shpesh shumë hapa para Policisë së Shtetit, ndaj është detyra jonë të reagojmë në mënyrë efektive që të mos lejojmë që krimi të jetë para nesh”,- tha ndër të tjera ministri Tahiri.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *