Home / Lajme / Botë / “Forcat Speciale të Rusisë ndodhen në Siri”
MOSKË (AA) - Gjenerali i forcave ushtarake ruse të cilat operojnë në Siri, Aleksandr Dvornikov, ka deklaruar se trupa të Forcave Speciale të Rusisë ndodhen në Siri. ( Ahmed Muhammed Ali - Anadolu Agency )

“Forcat Speciale të Rusisë ndodhen në Siri”

Gjenerali i forcave ushtarake ruse të cilat operojnë në Siri, Aleksandr Dvornikov, ka deklaruar se trupa të Forcave Speciale të Rusisë ndodhen në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetën, “Rossiyskaya Gazeta”, gjenerali shprehet: “Nuk do ta fsheh praninë e trupave të Forcave Speciale ruse në Siri. Këto trupa përdoren për përcaktimin e koordinatave dhe drejtimin e avionëve bombardues të Rusisë në operacionet në Siri si dhe operacione të tjera”.

Në deklaratën e tij, Dvornikov, tha se këto trupa janë vendosur menjëherë pas urdhrit të marrë. Ai theksoi se trupave që ndodhen në Siri iu vjen në ndihmë ushtria nga Rusia në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Dvornikov tha gjithashtu se specialistë të ushtrisë ruse janë duke ndihmuar ushtrinë siriane në çdo pikëpamje, duke përfshirë këtu edhe taktika ushtarake në veprimet e tyre të luftës.

Gjenerali nuk dha informacione mbi sasinë e ushtarëve dhe mjeteve ushtarake ruse në Siri, por theksoi se sasia që gjendet atje është e mjaftueshme për të pasur situatën nën kontroll.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *