Home / Kryesoret / Forumi Rinor Besa rrethon gropat në rrugët e Tetovës, si para 3 viteve kur Teuta Arifi i rrethonte gropat e Sadi Bexhetit

Forumi Rinor Besa rrethon gropat në rrugët e Tetovës, si para 3 viteve kur Teuta Arifi i rrethonte gropat e Sadi Bexhetit

Para se ta fitonte mandatin Teuta Arifi i rrethonte gropat e ish kryetarit te komunës së Tetovës Sadi Bexheti por pas 3 viteve forumi rinor i Besës ia rrethojnë gropat Teuta Arifit.
Forumi Rinior i Lëvizjes BESA – Tetovë së përmes një akcioni simbolik ia ka rikujtuar kryetares së kësaj komune, Teuta Arifit, mospërmbushjen e premtimeve të saj elektorale.
Nëse dikur znj. Arifi zhvillonte fushatën elektorale duke i rrethuar gropat e hapura në rrugët e Komunës së Tetovës, sot, rinia e Lëvizjes BESA e ka ftuar që bashkërisht ta bëjnë të njëjtën gjë, për t’ia rikujtuar se pushteti në qeverisjen lokale u ndërrua, por gropat mbeten të njëjta.
Megjithëse kanë shkuar deri në ndërtesën e Komunës së Tetovës dhe kanë kërkuar takim me kryetaren, Teuta Arifi, ajo ka refuzuar t’i takojë të rinjtë e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA.

“Sot kemi ardhur që ta takojmë dhe, njëkohësisht, ta ftojmë kryetaren e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, që edhe ajo të na bashkëngjitet në aksionin për t’i vizituar rrugët e Tetovës dhe që së bashku t’i rrethojmë gropat e hapura, siç bënte dikur në fushatën e saj, kur pretendonte të jetë e para e kësaj Komune. Meqë rrugët janë në gjendje të mjerë edhe pas zgjedhjes së saj si kryetare e Komunës së Tetovës, kërkojmë prej saj përgjigje se si edhe tani, kur ajo është në vitin e fundit të mandatit, infrastruktura rrugore është në gjendje kaq të mjerë dhe a është e vetëdijshme për vështirësitë me të cilat ballafaqohen banorët e Tetovës çdo ditë? Ka edhe plot rrugë të tjera, që janë madje të paasfaltuara, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve është nën çdo nivel. Ne e kuptojmë znj. Arifi, se mund të jetë e zënë, sepse ka punë “më të rëndësishme”, por njëkohësisht ia rikujtojmë se ajo është në atë pozitë që taksat tona t’i shfrytëzojë për përmirësimin e cilësisë së jetesës sonë, e jo për të dhënë sqarime të kota për mospërmbushjen e premtimeve të saj. Ne ia dhuruam edhe një sprej për shënjimin dhe rrethimin e rrugëve, që kjo mbase t’i ndihmojë të kujtohet për të gjitha premtimet e papërmbushura të saj”, kanë deklaruar të rinjtë e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, të cilët më pas kanë vazhduar me akcionin e tyre të vetëm duke i rrethuar disa prej gropave të shumta në rrugët e Tetovës.
12810305_1108475125870796_2069822402_o-696x392

besa-540x330

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *