Home / Lajme / Rajon / Fotografoi policen nudo, u dënua me 2 vjet e gjysmë burg

Fotografoi policen nudo, u dënua me 2 vjet e gjysmë burg

Mario Bicit, 22 vjeç nga Elbasani do t’i kushtojë shtrenjtë shantazhi me fotot nudo që i bëri një gruaje police.

Gjykata e dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg për gjobëvënie. Nëpërmjet kërcënimeve e presioneve, ai i kërkoi 500 euro një punonjëseje policie në Elbasan. Shuma e parave u kërkua për mospublikimin në internet të fotove intime të oficeres dhe një videoje, në të cilën gruaja ishte duke bërë dush në shtëpinë e saj.

Sipas Prokurorisë, mbrëmjen e datës 24.08.2015, shtetasja R.L. (inicialet janë të ndryshuara), po bënte dush në tualetin e shtëpisë së saj njëkatëshe. Gjatë kësaj kohe, dëgjoi zhurmë në dritaren e tualetit dhe ka parë një djalë të ri që po e filmonte.

Ajo i ka thirrur dhe djali është larguar. Dy ditë më pas, në derën e shtëpisë gruaja gjeti një letër, në të cilën shkruhej se “duhej të linte 500 euro pranë koshit të mbeturinave të zonës, në orën 22:00 të mbrëmjes së asaj dite, pasi në të kundërt pamjet e saj nudo në dush do të bëheshin publike në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme interneti”.

Me të marrë këtë letër, shtetasja R.L. ka bërë kallëzim pranë kolegëve të saj në Policinë Vendore të Elbasanit. Oficerët e Policisë Gjyqësore printuan nga interneti një 100 euro me numër serial (pesë të tilla), dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja, dhe para orës 22:00 të datës 26.08.2015, ajo me automjet shkoi te koshi i mbeturinave, ku e kishte orientuar të hidhte zarfin letërshkruesi, dhe hodhi aty zarfin.

Sapo ajo u largua, një person u afrua te koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. Ai u ndoq nga forcat e Policisë që vëzhgonin veprimet në terren dhe u kap në largim e sipër me vrap. Me vete, krahas zarfit “me para”, atij iu gjet edhe një aparat telefoni celular “NOKIA E51”, me numër serie përkatës, me kartë me numër vodafon, dhe një kartë memorie, të cilat u këqyrën dhe u dokumentuan fotot e zhveshura të kallëzueses. Pas kësaj, ai u arrestua.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *