Home / Lajme / Botë / Fotoja e vogëlushes që po përlot gjithë botën e internetit (Foto)

Fotoja e vogëlushes që po përlot gjithë botën e internetit (Foto)

Davitt Walsh është kthyer në një hero në Irlandë. Ai arriti të shpëtonte një fëmijë të vogël, pasi makina në të cilën udhëtonte babai i saj, dy vëllezërit, halla dhe gjyshja u fundos në det.
Ata u mbytën që të gjithë, përveç Rioghnach-Ann McGrotty, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi aksidentit të frikshëm. Fotoja e heroit 29-vjeçar Davitt Walsh me foshnjën 4-muajshe në dorë po bën xhiro në internet.
Nëna e foshnjës, ndonëse ka humbur pjesën më të madhe të familjes thotë se ai i ka dhënë një arsye për të vazhduar jetën.
Ndonëse konsiderohet hero ai thotë se nuk do t’i harrojë kurrë britmat. Walsh shpëtoi nga mbytja vogëlushen, të cilën e kishte nxjerr në dritaren e thyer të makinës babai i saj.
“Ai më pa dhe më tha: Shpëtoje vogëlushen time. S’mund të bëj gjë tjetër. Makina u fundos shumë shpejt”, tregon ai.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *