Home / Lajme / Maqedoni / FRODEM kërkoi nga Petar Anevski të mos i përzihet Katica Janevës

FRODEM kërkoi nga Petar Anevski të mos i përzihet Katica Janevës

FRODEM e përkujtoi Petar Anevskin, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik të Maqedonisë, me nenin 2 dhe 3 nga Ligji për Këshillin për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë, ku qartas përmendet se Këshilli është një organ i pavarur i cili duhet që të siguroje dhe garantoje pavarësinë e prokurorëve publik në kryerjen e funksionit të tyre, dhe të mos kryej opstrukcion ndaj punës së tyre, transmeton TetovaSot.

Njashtu, FRODEM përkujtoi se Ligji ndalon organizimin dhe veprimin politik të Këshillit, ndërsa anëtarët e Këshillit nuk guxojnë që të realizojnë aktivitete partiake.

“FRODEM mendon se tentimet për prishjen e autonomisë në punën e Prokurorisë Speciale Publike, nga ana e individëve në Këshillin e Prokurorëve Publik, janë një tentim i rrezikshëm për ndikimin partiak dhe përzierjen e cila ka tendenca për ta thelluar krizën politike në Republikën e Maqedonisë.

Prokuroria Speciale Publike në pajtueshmëri me ligjin që e rregullon punën e saj, ka autonomi të plotë në hulumtimin dhe hetimin e veprave penale që janë të lidhura dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

Secili presion në këtë kuptim është i kundërligjshëm”, thuhet në reagimin e FRODEM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *