Home / Lajme / Maqedoni / FRODEM kërkon nga Komuna e Butelit që të krijoje kushte për bashkëjetesë e jo të nxis përçarje

FRODEM kërkon nga Komuna e Butelit që të krijoje kushte për bashkëjetesë e jo të nxis përçarje

Komuna Butel me vendimet e saja duhet që të krijoje kushte për bashkëjetesë në komunë nga arsye që struktura etnike është e përzier dhe e paraqet strukturën etnike në nivel të tërë shtetit.

Në këtë kuptim, vendimet që i sjell komuna dhe veprojnë funksionarët komunal nuk duhet që të krijojnë atmosferë në të cilën dikush do të nxiste urrejtje nacionale racore dhe fetare, ndarje dhe mos durim pasoja e të cilit do të ishte parregullsia dhe dhuna ndaj njerëzve dhe pronës, thuan nga FRODEM në letrën e hapur deri te kryetari i komunës Petre Latinovski dhe kryesuesi i Këshillit, Bobi Stojcevski, transmeton zhurnal.mk

Në letër, FRODEM përkujton se “veprimet e këtilla janë të dënueshme sipas Kodit Penal”.

“Pasojat e veprimeve të këtilla anti juridike do të ishin fatale në marrëdhëniet ndëretnike sidomos në nivelin lokal.

Veprimet e këtilla janë të ndjeshme sidomos në periudha para zgjedhjeve kur pa mëdyshje duhet që të ndërpriten.

Të punosh për agjenda të huaja politike është në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe komunës”, thuhet në letrën e FRODEM, transmeton zhurnal.mk

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *