Home / Sport / Gashi: Refuzova Zvicrën për Shqipërinë

Gashi: Refuzova Zvicrën për Shqipërinë

Shkëlzen Gashi ka bërë të ditur se refuzoi interesimin nga ekipi i Zvicrës për të përfaqësuar Shqipërinë.

Blerja e fundit i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi ka folur gjerë e gjatë me mediat amerikane në prag të nisjes së kampionatit amerikan (MLS).

Ndër të tjera, në intervistën e dhënë, Gashi flet edhe për momentin kur zgjodhi të luajë për Shqipërinë.

“U ula të bisedoj me trajnerin Ottmar Hitzfield për të ardhmen. Kisha luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës U­17, U­19, U­21 dhe nuk ishte e lehtë. Kisha mundësi të luaja si për Zvicrën ashtu dhe për Shqipërinë. Në fund, zgjodha Shqipërinë,” – tha Gashi, përcjell albeu.

Më parë Gashi foli për arsyet që e çuan te Colorado duke shpjeguar se nuk ishte në të njëjtën linjë me emrat e mëdhenj si Kaka, Lampard, Pirlo e Gerrard që vijnë në Amerikë për të mbyllur aty karrierën.

“Jo, erdha pasi studiova qëllimet dhe objektivat e së ardhmes së klubit dhe të Ligës këtu. Drejtori dhe trajneri më bindën. Kam luajtur në çdo pozicion, përveç se portier. Por më pëlqen të jem përpara në sulm. Për sa i përket Kombëtares, nuk jam penduar aspak dhe mezi pres të luaj në Evropian këtë verë për Shqipërinë”, thotë Gashi për Kombëtaren.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *