Home / Kryesoret / Gavrilidis: Problemi i emrit me Maqedoninë po nxit “patriotizmin grek

Gavrilidis: Problemi i emrit me Maqedoninë po nxit “patriotizmin grek

Sociologu dhe filozofi grek, Akis Gavrilidis në një intervistë për DV foli për reagimet në vendin e tij pas gafit të ministrit Muzalas me emrin Maqedoni dhe për raportin e Greqisë me të kaluarën e saj.

Nga ministri grek për emigracion, Janis Muzalas, u kërkua dorëheqja për shkak të asaj se vendin fqinj e quajti Maqedoni. Pse është e papranueshme që të shfrytëzohet ky emër në Greqi për vendin fqinj?

“Ashtu si e dini, në fillim, linja zyrtare sqaronte se shfrytëzimi i këtij emri është vjedhje e trashëgimisë kulturore greke dhe se ky është një mjet për kërkesa irredentiste. Por, pas aq viteve, shpresoj se askush seriozisht nuk beson se ndonjë armatë do ta sulmoje Greqinë veriore dhe do ta bashkoje me Republikën e Maqedonisë.

Përshtypja ime është se pa marr parasysh arsyeve të para, nga një pikë e caktuar e më këndej, ato thuajse u harruan, ndërsa ky problem u prezantua si rast i auto cenzurës së përgjithshme në shoqërinë greke dhe në diasporë.

Kjo gjë u llogaritë si një mënyrë e lehtë për secilin për ta treguar patriotizmin e tij dhe të tregohet si më i pranueshëm në raport me oponentët politik, ideologjik, artistik e tjerë, pa asnjë rrezik.” , deklaroi Akis Gavrilidis.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *