Home / Kryesoret / Gazsjellësi, hapet tenderi për Pollogun

Gazsjellësi, hapet tenderi për Pollogun

Autoritetet me muaj nuk japin përgjigje se pse gazsjellësi në Klevçovcë, kushton 75 milion dollarë, edhe pse në studimin e fizibilitetit i porositur nga Ministria e Transportit thuhet se duhet të kushtojë 21 milionë euro. Ministri Vllado Misajlovski nuk e di se çfarë është shkruar në studimin, por shpjegoi se ajo kishte për qëllim vetëm të tregojë profitabilitetin, e pastaj bëhet projekti i cili e përcakton çmimin. Megjithatë, mbetet dilema e hapur si është e mundur që çmimi të jetë tre herë më i lartë se ai i përcaktuar në studim.

 “Studimi i fizibilitetit mund të përcaktojë çmimin për një periudhe, dhe kjo tregon nëse është profitabile ose jo. Pastaj duhet bërë një projekt bazë, dhe ai i ka llogaritjet e kostos së projektimit dhe të vlerës së parashikuar dhe në bazë të kësaj shpallet tenderi për ndërtimin. Nëse nuk e keni ditur kjo është procedura. Por nga ana tjetër ne do të përpiqemi tu dorëzojmë gjithçka që ju duhet si media”, Vllado Misajlovski, Ministër i Transportit dhe lidhjeve.

Por pjesa e gazsjellësit Klevçovcë që 80 për qind financohet me para nga kliringu Rus, dhe 20 për qind me para nga buxheti, ndërtohet pa tender. Kompania ruse që e realizon projektin, që është në “listën e zezë” të SHBA-ve, është zgjedhur në marrëveshje të drejtpërdrejtë, dhe pastaj ajo përsëri pa tender zgjodhi kompani nën-kontraktuese nga Maqedonia. Për këtë projekt institucionet heshtin. Misajlovski përsëri sot premtoi se i gjithë dokumentacioni do të na dorëzohet dhe se personalisht do të reagojë te drejtori i “REM-it”, Kërste Milladinov. Megjithatë, Milladinov mbeti i pakapshëm. Ndryshe, sot pikërisht në Resurset Energjetike të Maqedonisë – REM, pesë konsorciume dorëzuan ofertat për gazifikimin e rajonit të Pollogut. Më tutje do të njoftohet se cila nga këto kompani do ta fitojë tenderin. Në rrjedhë është vlerësimi i ofertave për pjesën e gazsjellësit deri në Kavadar.

1 Rapidbild, Kvalitet Prom, Spektar termo, EL – TE Inzhenering 2.027.487.365 den.
2 AK – Invest, DMB Production dhe Fakom 1.841.449.379 den.
3 Sistemi i energjisë, Energo Tehna – Serbi, Gasstrojmontazh – Bullgari, Fabrika Karposh
1.970.890.855 den.
4 EHI, IMP Promont – Slovenia, Monter – Kroaci – (nuk ka garanci bankare)
2.257.287.833 den.
5 Milenium Tim – Serbi, Energo Tehna Baçka e jugut – Serbi 1,844,467,449 den.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *