Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë kësaj jave priten “bomba” të reja

Gjatë kësaj jave priten “bomba” të reja

Gjatë kësaj jave pritet të publikohen “bomba” të reja apo materiale të përgjimeve që do të kenë në shënjestër përfaqësuesit e partive në pushtet BDI dhe VMRO-DPMNE.

Dyshimet janë se në duart e qarqeve të ndryshme kanë përfunduar materiale të përgjuara, të cilat pritet të lansohen në mënyrë ilegale kryesisht në rrjetet sociale. Këtë gjë e bëri gazetari kontrovers maqedonas Zoran Bozhinovski i cili po strehohet në Serbi dhe është në kërkim të autoriteteve të Maqedonisë për rastin “Spiuni”.

Ai ka lëshuar materiale në rrjetet sociale duke goditur edhe privatësinë të disa personaliteteve publike në skenën politike. Në nëntor të vitit të kaluar u miratua ligji për bombat që dënon deri në 5 vjet burg ata që publikojnë dhe transmetojnë materiale të përgjimeve në mënyrë ilegale që kanë të bëjnë me privatësinë e personave publik. Ky ligj u miratua si pjesë e marrëveshjes së Përzhinës dhe se sipas tij, për çdo material të publikuar është e obliguar që të merret prokuroria, e cila ngrit çështjen, dhe jo si deri më tani përmes padisë së ngritur nga pala e dëmtuar. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *