Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet një projektil në oborrin e shkollës “Ismet Jashari” në Likovë

Gjendet një projektil në oborrin e shkollës “Ismet Jashari” në Likovë

Në sektorin policor në fshatin Mateç të Kumanovës dje në orën 14:45 S.A (45) nga fshati Likovë, ka paraqitur se në oborrin e SHMK “Ismet Jashari” në fshatin Likovë, është gjetur një projektil nga armë e panjohur zjarri.

“S.A, nëpunësve policor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, iu deklaroi se përderisa kishte orë mësimi rreth orës 14:30 ka dëgjuar disa të shtëna pas çka kishte dalë jashtë dhe në oborrin në afërsi të hyrjes së sallës për sport e ka vërejtur projektilin”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Merren masa për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *