Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: Qeveria nuk ka mbajtur seancë për Kryqin

Gjorgjiev: Qeveria nuk ka mbajtur seancë për Kryqin

Pas lajmit jozyrtar nga shumë medie se është anuluar vendimi për vendosjen e Kryqit në Butel, Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë, për disa medie, ka demantuar lajmin se anulohet vendimi për vendosjen e kryqit,transmeton zhurnal.mk
“Totalisht është i pasaktë dhe jo i vërtet informacioni se Qeveria e ka prishur vendimin për vendosjen e kryqit në lagjen Butel”, reaguan nga Qeveria.

“Nuk është sjell një vendim i tillë, dje as që kishte seancë. Në tërësi e demantojmë një spekulim të tillë”, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, transmeton zhurnal.mk

Aktivistët e BDI-së mbrëmë rreth mesnatës nisën që ta prishin kampin e vendosur në vendin ku Komuna e Butelit po planifikon që të ndërtoje një kryq.

Nga partia thuan se po tërhiqen për të pasur mundësi që të krishterët ortodoks sot lirisht t`i vizitojnë varrezat për festën e tyre, por do të vazhdojnë në mënyrë institucionale për ta zgjidhur problemin. Për këtë gjë do të kërkojnë edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar.

Mediet mbrëmë shkruan jozyrtarisht se për momentin anulohet vendosja e Kryqit në Butel dhe kjo do të zgjidhet në mënyrë institucionale që nënkupton se bisedimet do të vazhdojnë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *