Home / Kryesoret / Gjykata e Hagës sot shpall verdiktin për Sheshelin

Gjykata e Hagës sot shpall verdiktin për Sheshelin

Gjykata për krime të luftës e Kombeve të Bashkuara, pritet ta shpall sot në ora 10:00, vendimin kundër liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, në mungesë të tij për shkaqe shëndetësore.

I cilësuar si nacionalist i përbetuar, Vojsillav Sheshel, ka refuzuar të kthehet në Hagë, sipas një vendimi obligues gjyqësor, prandaj veprimi i Gjykatës për krime të luftës, e ka evituar një konfrontim potencial ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, që do të mund të çonte në imponim të sanksioneve të BE-së.

Sheshel është i akuzuar për nxitje të përndjekjes dhe për pastrim etnik nga ana e serbëve, gjatë luftërave pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Ai mbetet i popullarizuar në mesin e disa mbështetësve qeveritarë të krahut të djathtë në Serbi.

Gjykata në Hagë ka njoftuar se ka marrë informacion të besueshëm për shëndetin e Sheshelit nga autoritetet e Serbisë, që ka ndikuar në tërheqjen e urdhrit për që ai të jetë i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit lidhur me nëntë pika të aktakuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *